Kur nata bie

Kur nata bie

Kur buzëqeshja e hënës të përkëdhel ballin
E të puth sytë
E ti ngadalë i mbyll
Më kujto

Pëshpërit gërmat e emrit tim
Qoftë edhe shkujdesur, në rend rastësor
Sepse je përgjumësh
Të kuptoj

Gërmat do dijnë ta gjejnë vetë rrugën e tyre
E të bëhen një
Të formëzohen në buzët e tua
E këto të fundit lehtë të pikturojnë emrin tim
Tashmë atë të vërtetin

Pastaj do të guxosh t’ia kthesh shikimin hënës
Do të ledhatosh buzët e tua me cepin e gishtërinjve
Në fshehtësi, por nën vëzhgim të hënës
Ajo e di që ti në fakt po më ledhaton mua
Dhe unë e di

©wordsbyerta

Back to Top