Për ty

Për ty

Për të gjitha netët
Kur unë këndova këngët e tua
E zëri yt u shkri në mua
E i imi kurrë në ty

Për të gjitha mëngjeset
Kur u zgjova e zgjuar
E gjumi më kish’ harruar
E unë jo ty

Për të gjitha muzgjet
Kur unë fola fjalët e tua
E hija ime tëndes i tha: Të dua
E e jotja u tremb

Për të gjitha ditët
Kur unë ty të desha
E lëkurën tënde vesha
E ti the: Më dhemb

Për ty
Kur unë veç veten s’gjeta
E e murosur në ty mbeta
E ti… kaq i zënë së qëni Ti

Back to Top