Vetmi

Vetmi

A ishte vetmi?

A mund të quhej vetmi diçka kaq e paprekshme, e padukshme, e largët?
Ah! Po pse dreqin duhej të ishte kaq e ndjeshme?
Me siguri e kishte fajin peshku. Ai brenda meje.
Justifikim i kotë. A thua?

Të çmend vetmia? Megjithëse, s’ia gjeta dot anën, a ishte apo jo vetmi.
C’farëdo emri pastë, të çmendka! Ose ndoshta i vë flakën shpirtit.

Ah, tani duhet ta dua shumë trupin tim, e dashuroj pafund.
Fundja, më ka mbetur gjallë diçka e prekshme.

Back to Top