A e kupton
Se më shkelmon, sa herë më thua ‘prit’
E pastaj më shikon
E thua ‘mos ik’?
E kupton?
A e kupton
Se grushte në kraharor ndjej
Sa herë thua ‘jo’
E ty askund s’të gjej?
Po këtë?
A e di
Se lufta brenda meje
Gërmëzohet si emri yt?
Po triumfuesin hajde gjeje
E gjen dot?
A e kërkon
Përgjigjen e pyetjeve të tua
Tek sytë e mi
Që ti m’i ke dhënë hua
Vazhdon?